I dënuar për 3 vrasje, vrasësi serial maskohet si grua dhe e quan veten “Rexhina”

Bota

I dënuar për 3 vrasje, vrasësi serial maskohet si grua dhe e

Nëpër rrjetet sociale ka qarkulluar fotografia e një vrasësi serial që është liruar nga burgu muajt e fundit dhe ka ndryshuar pamjen e tij.

Në këto foto, vrasësi serial i quajtur Reginald Arthurell 72 vjeç, shfaqet i maskuar si një grua. Ai është futur në një faqe online për komunitetin transgjinor dhe është prezantuar me emrin Rexhina. Nën këtë maskim, 72-vjeçari kishte kërcënuar familjarët e një prej viktimave të tij.

I dënuar për 3 vrasje, vrasësi serial maskohet si grua dhe e
Reginald Arthurell ka qenë i dënuar me 24 vite burg për 3 vrasje, nga të cilat vuajti 23 vite dhe u lirua me kusht vitin e kaluar.

Në vendimin për mbikëqyrjen e tij, thuhet se 72-vjeçari nuk duhet të ndryshojë pamjen e tij në mënyrë drastike. Ai jeton në Sidnei të Australisë. Prokurori i Përgjithshëm është vënë në dijeni për maskimin si grua të vrasësit serial pas shqetësimeve në komunitet.

Pas këtyre informacioneve, autoritetet australiane janë vënë në lëvizje dhe kanë zgjatur edhe për 5 vite të tjera mbikëqyrjen e tij elektronike, që në fakt përfundonte në 24 Maj. Një vendim përfundimtar për zgjatjen e mbikëqyrjes ndaj tij do të merret në muajin Korrik.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion