I dënuar me vdekje, SHBA ekzekuton me injeksion përdhunuesin serial

Bota

I dënuar me vdekje, SHBA ekzekuton me injeksion përdhunuesin serial

Një 64-vjeçar amerikan, i cili u dënua me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen e një gruaje gati katër dekada më parë, u ekzekutua sot në Tennessee të SHBA-së.

Harold Nichols u dënua me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen e studentes 20-vjeçare Karen Pooley, në vitin 1988. Ai ishte shpallur gjithashtu fajtor për përdhunimin ose tentativën e përdhunimit të 12 grave gjatë një periudhe tremujore.

Ekzekutimi i Nichols bë me injeksion vdekjeprurës dhe ishte i treti në Tennessee këtë vit.

Këtë vit ka pasur 46 ekzekutime në të gjithë vendin: 38 me injeksion vdekjeprurës, pesë me thithje azoti dhe tre me pushkatim (të gjitha në Karolinën e Jugut).

Dënimi me vdekje është hequr në 23 nga 50 shtetet e SHBA-së. Tre të tjera (Kalifornia, Oregoni dhe Pensilvania) kanë moratoriume për përdorimin e tij, të urdhëruara nga guvernatorët e tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion