“Humbi në kumar dhe u kthye me armë”, Bild për vrasjen në Gjermani: Shqiptari e qëlloi serbin për…

Bota

“Humbi në kumar dhe u kthye me armë”, Bild për

Detaje të reja dalin nga vrasja në Gjermani ku një shqiptar nga Kosova qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorfit, me origjinë nga Serbia.

Sipas të famshmes “Bild” e gjithë ngjarja ndodhi për shkak të një borxhi. Në restorantin e 38-vjeçarit Aleksandar M., nga Serbia, luhej kumar dhe lojëra fati.

Të hënën në mbrëmje, 52-vjeçari Rrustem Llapi nga Podujeva, humbi në kumar, një shumë prej 15 mijë eurosh.

“Vrasësi humbi në kumar dhe u kthye me pistoletë”, shkruhet në titullin e artikullit të “Bild”. “A ka vdekur reperi gangster dhe pronari i lokalit Aleksandar M. (38-vjeç) për 15 mijë euro? Ai u qëllua katër herë të dielën mbrëma nga vrasësi i dyshuar me tuta të kuqe në Dyseldorf”, shkruan media gjermane.

Gjithashtu sipas mediave vendase ata kanë dalë jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën.

Pas aktit ai është kthyer në restorant dhe ka pritur të mbërrijë policia, duke mos bërë rezistencë.

Viktima Aleksandër M njihet gjithashtu si reper, i cili në të kaluarën ka publikuar këngë me reperët e njohur në Gjermani, Kollegah dhe Sun Diego, i njohur si “Aleks M”, sipas raportimit të gazetës gjermane WELT./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion