Hodhën rrjeta në 200 metra thellësi, biologët zbulojnë 16 specie peshku që thithin 99% të dritës

Bota

Hodhën rrjeta në 200 metra thellësi, biologët zbulojnë

Një grup biologësh detarë kanë zbuluar 16 specie peshku “ultra të zeza” që thithin 99% të dritës që godet lëkurën e tyre, duke i bërë ata praktikisht të padukshme te peshqit e tjerë në thellësi të detit.

Hodhën rrjeta në 200 metra thellësi, biologët zbulojnë

Kërkuesit, të cilët publikuan zbulimet e tyre të enjten në “Current Biology”, kapën speciet pasi hodhën rrjeta në më shumë se 200 metra thellësi afër California’s Monterey Bay.

Hodhën rrjeta në 200 metra thellësi, biologët zbulojnë

Në ato thellësi drita e diellit është shumë e zbehtë. Kjo është një nga arsyet pse shumë specie të thellësive të detit kanë evoluar aftësinë për të ndriçuar ujin e errët përmes organeve jetësore tyret.

Hodhën rrjeta në 200 metra thellësi, biologët zbulojnë

Kur kërkuesit panë për herë të parë speciet e thellësisë së detit, zbuluan se lëkura fillimisht nuk ishte “ultra e zezë”.

Hodhën rrjeta në 200 metra thellësi, biologët zbulojnë

Në atë moment, biologu Karen Osborn vuri re se diçka nuk shkon me fotot që u kishte bërë peshqve.

Hodhën rrjeta në 200 metra thellësi, biologët zbulojnë

Pas ekzaminimit të lëkurës së peshkut me mikroskop, kërkuesit zbuluan se lëkura e peshkut përmban shtresa organele të quajtura melanozome.

Hodhën rrjeta në 200 metra thellësi, biologët zbulojnë

Melanozomet përmbanin melanin, i njëjti pigment që i jep ngjyrë lëkurës së trupit dhe flokëve te njeriu. Kjo shtresë melanozomesh thith shumicën e dritës.

Hodhën rrjeta në 200 metra thellësi, biologët zbulojnë

Rezultati? Specie në thellësi të detit të frikshme dhe të çuditshme të cilat shfaqen në thellësitë e detit më me vështirësi sesa një siluetë e zbehtë. Zbuluesit thonë se kjo nuk është asgjë në krahasim me botën e gjallë që mund të gjendet në thellësi të deteve dhe oqeaneve./TCH

 

ME TE LEXUARAT