Heq dorë nga 80 mijë euro, Draghi vendos të punojë si kryeministër dhe mos të paguhet

Kryeministri italian, Mario Draghi ka deklaruar në fillim të majit se do jetë kryeministri i vendit dhe nuk do marrë asnjë pagë. Kujtojmë se paraardhësi i tij Giuseppe Conte për të njëjtën punë ka marrë 80 mijë euro. Ndërkohë, ka qenë vetë Giuseppe Conte ai që vendosi shpërblimin e ri për kryeministrin me një ulje prej 20% krahasuar me atë të mëparshëm.
Ndërkohë Mario Draghi dëshironte t'i jepte një shenjë të mëtejshme shërbimit të tij për vendin duke hequr dorë edhe nga kjo shifër. Sigurisht një kursim për arkën e shtetit në një kohë kur është e drejtë që të gjithë të bëjnë pjesën e tyre. Dokumenti që vërteton "punën vullnetare" të Mario Draghi u botua në faqen e qeverisë ditët e fundit.
Duke parë kthimin e taksave, mund të shihet se në vitin 2020 shpërblimet e tij arritën 581,665 euro (të cilat, megjithatë, duhet të zbriten nga taksat për 243,286 euro). Kjo është një e ardhur e mirë e cila megjithatë, është mjaft larg nga ajo e paraardhësit të tij, Giuseppe Conte, i cili para se të ulej në Palazzo Chigi deklaroi të ardhura prej mbi 1.2 milionë euro./Oraneës


