Hashim Thaçi ndërron avokat, zbulohet kush do e mbrojë ish-presidentin e Kosovës në Hagë

Bota

Hashim Thaçi ndërron avokat, zbulohet kush do e mbrojë

Gregory W. Kehoe do të jetë avokati i ri i ish-presidentit Hashim Thaçi në Gjykatën Speciale. Gregory Kehoe është avokat me mbi 30 vjet përvojë dhe ka mbrojtur individë, korporata dhe institucione financiare në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Kehoe do ta zëvendësojë avokatin, David Hooper i cili ishte mbrojtës i Thaçit në procedurën e deritanishme paragjyqësore.


Gregory Kehoe ka qenë avokat edhe i gjeneralit kroat Ante Gotovina në vitin 2007 në Tribunalin Special për Ish-Jugosllavinë ku ai u shpall i pafajshëm.

Dhomat e Specializuara të Gjykatës tashme e kanë vendosur emrin e Keohe në listën e avokatëve të akredituar të këtij institucioni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion