Harroi ditaren hapur, kur kthehet gjen 15 mijë bletë në makinë

Bota

Harroi ditaren hapur, kur kthehet gjen 15 mijë bletë në

Një burrë kishte dalë për të bërë pazare në New Mexico, por kur u kthye në makinë, pa se ajo ishte mbushur me 15 mijë bletë, të cilat ishin future nga dritarja e hapur që e kishte harruar për 10 minuta, derisa ishte në market.

Burri që nuk është identifikuar nga New York Times, ka shpjeguar se si ishte habitur kur pa “mysafirët e paftuar”, që e kishin pushtuar pjsën e pasme të mjetit.

“Pashë i habitur, nuk dija çfarë të bëja, i telefonova policisë”, ka thënë Jess Johnson që me profesion është zjarrfikës dhe që ishte personi i parë që i doli në ndihmë.

Megjithatë me të mbërritur në vendin e ngjarjes, Jess njoftoi policinë se mund të ndihmojë në largimin e bletëve nëse i sjellin pajisjet adekuate.

Për fat të mirë i tërë ky incident ka kaluar pa ndonjë lëndim në njerëz, ndërsa bletët janë larguar nga ekspertët që përmes një lloj tymi i larguan.

 

ME TE LEXUARAT