Grushti i shtetit i Wanger-it, Prigozhin takohet për herë të parë me Putinin

Bota

Grushti i shtetit i Wanger-it, Prigozhin takohet për herë të

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin zhvilloi sot një takim me liderin mercenar Yevgeny Prigozhin, pas rebelimit  të grupit Wagner.

Sipas asaj që Kremlini ka thënë mësohet se Putin gjatë këtij takimi vlerësoi Prigozhin për luftën në Ukrainë. Peskov tha se shefi i Wagner ishte në mesin e komandantëve që u ftuan në Kremlin pesë ditë pas rënies së kryengritjes.

“Presidenti dha një vlerësim të veprimeve të kompanisë në front. Ai dha gjithashtu vlerësim për ngjarjet e 24 qershorit. Putin dëgjoi shpjegimet e komandantëve dhe sugjeroi variante të punësimit të tyre të ardhshëm dhe përdorimit të tyre në të ardhmen në luftime”, tha ai.  Sipas zëdhënësit, Prigozhin i tha Putinit se Ëagner e mbështeti pa kushte.

Rebelimi, i nisur nga grupi Wanger më 23 qershor zgjati vetëm 24 orë. Sipas një marrëveshjeje për t’i dhënë fund kryengritjes, e cila pa trupat e Wangerit që pushtuan një qytet dhe të marshonin drejt Moskës, dollën që Progozhin të tërhiqej dhe iu odrua atij strehim në Bjellorusi.

Kishte pasur përplasje të brendshme shumë publike midis Wagnerit dhe ministrisë së mbrojtjes së Rusisë për drejtimin e luftës. Prigozhin kishte akuzuar vazhdimisht ministrinë për dështimin e furnizimit të grupit të tij me municion.

 

ME TE LEXUARAT