Greqia rinis fluturimet me tre shtete fqinje, mes tyre Shqipëria, ja kushti që duhet plotësuar

Bota

Greqia rinis fluturimet me tre shtete fqinje, mes tyre Shqipëria, ja kushti
Greqia ka lejuar fluturimet e udhëtarëve drejt vendit fqinjë për tre shtete si, Turqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të cilat u vendosën për të parandaluar përhapjen e Covid-19.

Por, që këta shtete të fluturojnë drejt Greqisë duhet të kenë me vete një test negativ të Covid-19, e cila të jetë bërë 72 orë nga mbërritja e tyre në shtetin grek. Ndërkohë, të gjithë udhëtarët duhet të karantinohen të paktën një javë.

Gjithashtu një masë e tillë është marrë edhe për udhëtarët që vijnë nga Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilët duhet t’i nënshtrohen një testi të shpejtë Covid në aeroportet greke pas mbërritjes në territorin helen.

Nga ana tjetër, për ata udhëtarë që testi i Covid-19 rezulton pozitiv duhet ti nënshtrohen një karantine prej 14 ditësh.

ME TE LEXUARAT