Greqia preket nga pluhuri afrikan!

Bota

Greqia preket nga pluhuri afrikan!

Nivelet e larta të pluhurit afrikan kanë mbuluar mesditën e sotme Athinën duke krijuar një skenë mbytëse dhe duke e bërë veçanërisht të vështirë drejtimin e automjeteve.

Pluhuri i sjellë nga era nga Sahara mbuloi edhe zona të tjera të Atikës. Meteorologët kishin paralajmëruar më parë se pluhuri i Saharasë do të mbulonte rajonin gjatë fundjavës.

Në Greqi, pluhuri i Saharasë shfaqet mesatarisht 13 ditë në vit dhe mund të ketë deri në 20 ditë të tilla gjatë vitit, në varësi të kushteve atmosferike dhe sasisë së pluhurit që ngrihet nga Sahara.

ME TE LEXUARAT