Greqi, trafikantët hedhin në det 30 emigrantë të paligjshëm, një prej tyre humb jetën

Bota

Greqi, trafikantët hedhin në det 30 emigrantë të

Paraditen e së martës Autoriteti Portual i Samos, Greqi, u njoftua për praninë e një skafi me të huaj në bord, i cili po lëvizte drejt bregut veriperëndimor të ishullit.

Një varkë patrulluese e Rojës Bregdetare ka shkuar me shpejtësi në zonë dhe ka lokalizuar skafin, duke tentuar ta imobilizojë me sinjale zanore dhe vizuale.

Drejtuesi i skafit nuk ndaluar dhe ka tentuar të arratiset, duke kryer manovra të rrezikshme që kanë rrezikuar ekuipazhin e Rojës Bregdetare.

Pas të shtëna paralajmëruese, mjeti lundrues u ndalua dhe dy persona u arrestuan.

Në të njëjtën kohë, Drejtoria e Policisë së Samosit ka lokalizuar në tokë 27 emigrantë të paligjshëm të cilët dy trafikantët i kishin hedhur në det para ndjekjes dhe kishin arritur të dilnin në breg.

Të shpëtuarit deklaruan se në det ndodheshin persona të tjerë, të cilët mobilizuan menjëherë forcat e Rojës Bregdetare, Ushtrinë dhe Skuadrën e Shpëtimit grek. Pas kërkimeve të shumta, tre persona të tjerë u shpëtuan, ndërsa trupi i një burri u gjet i pajetë.

Në total u shpëtuan 30 emigrantë, 15 burra, 7 gra dhe 8 të mitur, të cilët u dërguan në portin e Karlovasos, ndërsa trupi u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Samos për autopsi.

Dy të arrestuarit, shtetas turq, akuzohen për transport të paligjshëm personash./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion