Grabitja e muzeut të Luvrit, pamjet nga momenti i arratisjes së autorëve (VIDEO)

Bota

Grabitja e muzeut të Luvrit, pamjet nga momenti i arratisjes së

Një video e re po qarkullon në rrjetet sociale ndërsa duket momenti kur hajdutë e Muzeut të Luvrit arratisen pas vjedhjes. Në video duken hajdutët në koshin e ashensorit që përdorën për t’u ngjitur në ballkonin e muzeut.

Ata shihen të qetë teksa ashensori brenda pak sekondash i ul ata nga balloni dhe më pas arratisen me skuter. Deri më tani, nuk ka qenë e mundur të përcaktohet me siguri se ku dhe kush e ka xhiruar videon.

Siç shihet, njëri nga autorët mban veshur një jelek si punonjës dhe tjetri një helmetë motoçiklete, ndërsa rrobat e tyre janë të zeza.

“Djemtë janë në skuter “, dëgjohet në atë që duket si një radio dore. “Po ikin, po ikin… Policia është këtu”, vazhdon një zë, ndoshta i personit që po bën videon.


Hajdutët arritën të vidhnin bizhuteri me vlerë 88 milionë euro ndërsa doli në pah mungesa e sigurimit në muzeun e Luvrit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion