"Gjithçka është në tavolinë”, Trump paralajmëron dërgimin e trupave amerikane në Iran

Bota

"Gjithçka është në tavolinë”, Trump

Presidenti i SHBA, Donald Trump, nuk përjashtoi mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në Iran, duke theksuar se të gjitha opsionet janë të hapura.

Në një intervistë për mediat e huaja, Trump tha: “Gjithçka është në tavolinë. Gjithçka.”

Ai gjithashtu përsëriti se udhëheqësi i ri suprem i Iranit duhet të marrë miratimin e SHBA-së: 

Kushdo që të pasojë Ali Khamenei nuk do të zgjasë shumë pa miratimin tonë. Duam të sigurohemi që të kemi një udhëheqës të mirë, dhe do ta bëja.

Deklaratat e Trump vijnë ndërsa Irani zgjedhi udhëheqësin e ri suprem, pas vdekjes së Khameneit, duke rritur tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion