Gjermani/ Kamioni përplas për vdekje nënën shqiptare dhe djalin 3-vjeçar ! Shpëton mrekullisht fëmija tjetër

Bota

Gjermani/ Kamioni përplas për vdekje nënën shqiptare dhe

Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në Schramberg të Gjermanisë ku një kamion ka përplasur për vdekje një grua me origjinë kosovare dhe djali i saj 3-vjeçar.

Fatmirësisht, vdekjes i ka shpëtuar fëmija tjetër, binjak me 3-vjeçarin, me të cilët e ndjera ishte duke ecur në trotuar në momentin e tragjedisë.

Viktima ishte me origjinë nga Gjakova, raporton Klan Kosova dhe me nënshtetësi gjermane. Shoferi i kamionit ka përplasur edhe disa automjete të tjera të parkuara, ku ka shkaktuar dëme materiale.

Se çfarë ka shkaktuar humbjen e kontrollit të automjetit ende nuk dihet, ndërsa autoritetet gjermane po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion