Gjendet në qendër tregtare gjarpri 3.6 m i gjatë (VIDEO)

Bota

Gjendet në qendër tregtare gjarpri 3.6 m i gjatë (VIDEO)

Një piton 3.6 metra i gjatë u arratis nga kopshti zoologjik dhe doli “shëtitje” në një qendër tregtare në Louisiana të SHBA. Gjarpri i quajtur Cara, u kap nga autoritetet mëngjesin e së enjtes pas dy ditë kërkimesh.

Në pamjet e postuara në rrjetet sociale nga kopshti zoologjik, Blue Zoo Baton Rouge, shihen punonjësit që nëpërmjet një shkalle marrin Cara-n në krahë dhe e zbresin poshtë nga tavani i qendrës tregtare, ku kishte përfunduar.


“Jemi të lumtur të ndajmë me ju lajmin se kërkimet morën fund! Cara u gjet shëndoshë e mirë”, shkruajti kopshti zoologjik.

Pitoni i llojit Burmese, ngjyrë i verdhë me të bardhë u dërgua në veterinari për kontroll mjekësor.

Sipas stafit të kopshtit zoologjik, Cara është një gjarpër jo helmues, miqësor dhe i pëlqen ta kalojë kohën duke ndërvepruar me vizitorët…

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion