Gjendet i pajetë një fëmijë në breg të detit, çfarë dyshohet

Një vogëlush u gjet i pajetë mëngjesin e së martës në një plazh pranë qytetit të Tarragona në brigjet e Spanjës. Hetimet e policisë thonë se fëmija mund të jetë nga anija e emrigrantëve që u mbytën duke u përpjekur të arrinin në Evropë.
Fëmija, 2-3 vjeç, u gjet në Ronda de Berra, një qytet bregdetar në Bregun e Artë midis Tarragona dhe Barcelonës.
Kryetari i bashkisë së Ronda de Berra, Pere Virgili, tha për mediet vendase se një nga teoritë që autoritetet po shqyrtojnë është se fëmija që u mbyt në det është emigrant . Megjithatë, autoritetet thanë se do të presin rezultatet e autopsisë për të përcaktuar origjinën e fëmijës dhe shkakun e vdekjes.
Virgilly tha se vogëlushi u gjet nga punëtorët e bashkisë që kishin shkuar për të pastruar plazhin, herët në mëngjes. Zona është rrethuar dhe policia u ka kërkuar banorëve dhe turistëve që të shmangin qarkullimin deri në përfundimin e hetimeve.
Emigrantët që arrijnë në bregun lindor të Spanjës, duke kaluar detin Mesdhe, zakonisht nisen nga Algjeria . Sipas organizatës bamirëse spanjolle Walking Borders, kjo rrugë është e dyta më vdekjeprurëse në Mesdhe në pesë vitet e fundit. Vetëm në vitin 2022, rreth 464 njerëz humbën jetën në 43 anije të mbytura.


