Gjarpri kafshon 5-vjeçaren në kopshtin Zoologjik, kujdestarët ia kishin vendosur në trup (Video)

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në një kopsht Zoologjik të Rusisë. Një 5-vjeçare teksa po luante me gjarprin, u kafshua, por është jashtë rrezikut për jetën. Mediat shkruajnë se kujdestarët e gjarprit, siç e kishin rutinë, i vendosën 5-vjeçares gjarprin në trup, por nuk shkoi ashtu siç e kishin menduar.
Zvarraniku kafshoi të miturën, duke e trembur atë rëndë. Ajo direkt nisi të qajë, ndërsa të gjithë u alarmuan nga ngjarja. Por, kjo u shërbeu si mësim të gjithëve.
Pasi natyra e gjarprit është e egër dhe nuk duhet të zbutet. Por, edhe nëse tenton, mos i beso, pasi ata mund të kthehen në habitatin e tyre pa e kuptuar ne.


