Goditje me kamxhikë, talebanët torturojnë gazetarët në Afganistan: Je me fat që nuk të premë kokën

Pas marrjes së pushtetit nga talebanët në Afganistan është shuar shpresa për median e lirë. Në protestën e një ditë më parë në Kabul, ku shumë femra afgane demostruan kundër qeverisë së re që sipas nuk i përfaqësonte, gazetarët e mbetur në vend janë rrahur nga talebanët.
BBC sjell pamjet e dy gazetarëve, nga gazeta Etilaatroz, me mavijosje dhe shenja të dukshme dhune në trup.
Fotografi, Nematullah Naqdi dhe gazetari Taqi Daryabi janë arrestuar të mërkurën dhe janë torturuar. Ata thonë se janë dërguar në një rajon policor dhe janë goditur nga efektivët me kabllo elektrike, kamxhik e shkopinj, e pas disa orësh torture e pyetje nga talebanët janë liruar.
“Njëri prej talebanëve më vuri këmbën në kokë, më shtypi fytyrën ndaj betonit. Më goditën në kokë…. Mendova se do të më vrisnin. I pyeta ‘përse po na rrihni, e m’u përgjigj, ‘je me fat që s’të kemi prerë kokën”, tha Naqdi për agjencinë e lajmeve AFP.
Kutjojmë se dhjetëra gazetarë, përfshirë dhe ekipin e BBC janë penguar të xhironin protestën e zhvilluar në Kabul një ditë më parë. Për të shuar protestat, talebanët kanë përdorur të gjitha format e dhunës, e madje, ndëshkimet nuk i kanë kursyer as ndaj grave.


