Gazeta izraelite vendos në kopertinë fotot e fëmijëve palestinezë të vrarë: Çmimi i luftës

Një shenjë e rrallë e solidaritetit ndërkombëtar dhe në të njëjtën kohë ndërgjegjes demokratike u tregua nga gazeta izraelite Haaretz, e cila në botimin e saj aktual vendosi fotot e fëmijëve palestinezë të vrarë në sulmet izraelite gjatë viteve të fundit.
Ky sigurisht është një veprim që nuk do të pritej mirë nga “audienca” e njohur e shtypit izraelit, dhe gjithashtu është një projekt që befasoi institucionet arabe. Sepse është një goditje për çdo nacionalist ose vëzhgues kritik për krizën në Lindjen e Mesme.
Është në të njëjtën kohë një ndërhyrje nga ana e gazetarëve të cilët dëshirojnë të rikthejnë në vëmendje nevojën për analiza të vërteta politike dhe të strukturuara mirë se çfarë në të vërtetë po ndodh dhe cilat janë interesat e vërtetë dhe ekuilibri i pushtetit në këtë pjesë të botës.
Respect: The Israeli Newspaper Haaretz--whose readers also send their children to fight in Israel's wars--publishes names and photos of the Palestinian children killed by Israel in Gaza. "67 children were killed in Gaza, that is the price of the war." This is unprecedented. https://t.co/2yUA3P5oo4
— Louis Fishman لوي فيشمان לואי פישמן (@Istanbultelaviv) May 27, 2021
Në kopertinë, janë fytyrat e 67 fëmijëve që humbën jetën në Palestinë për shkak të bombardimeve izraelite.
Kopertina u postua në Twitter nga gazetari Louis Fisman, i cili punon në Lindjen e Mesme, i cili falënderoi gazetën dhe lexuesit e së cilës gjithashtu dërgojnë fëmijët e tyre për të luftuar në luftërat izraelite. Ai falënderoi ata për gjestin e madh duke botuar emrat dhe fotot e fëmijëve palestinezë të vrarë nga Izraeli në Gaza.


