“Gati për të fituar”, Trump: SHBA ka armë për një luftë të përhershme

Bota

“Gati për të fituar”, Trump: SHBA ka armë për

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se SHBA-të disponojnë rezerva të mjaftueshme armësh për të zhvilluar luftëra “përgjithmonë”, duke theksuar se pritet vetëm fitore.

Në një postim në platformën Truth Social, Trump u shpreh se Amerika ka furnizime “praktikisht të pakufizuara” me municione të klasës së mesme dhe të lartë.

“Ne kemi një furnizim praktikisht të pakufizuar të këtyre armëve. Shtetet e Bashkuara janë të pajisura me stoqe dhe janë gati për të fituar”, shkroi ai pak para mesnatës në Uashington DC.

Në reagimin e tij, Trump akuzoi paraardhësin, Joe Biden, se i ka dhënë Ukrainës “shumë armë amerikane të nivelit super të lartë”, duke nënkuptuar se kjo ka ndikuar në rezervat strategjike të SHBA-së.

Në fund të mandatit të tij katërvjeçar, Biden lejoi Ukrainën të përdorte raketat me rreze të gjatë veprimi ATACMS, të afta të godasin objektiva deri në 300 kilometra largësi.

Deklaratat e fundit të Trump vijnë në një moment të tensionuar politike dhe ndërkombëtare, ku çështja e ndihmës ushtarake për Ukrainën mbetet një nga temat më të debatueshme në politikën amerikane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion