Iranii: Anijet duhet të marrin leje nga Teherani për të kaluar Ngushticën e Hormuzit

Bota

Iranii: Anijet duhet të marrin leje nga Teherani për të kaluar

Irani paralajmëron se çdo anije që kalon përmes Ngushticës së Hormuzit duhet të marrë më parë leje nga Teherani.

Deklarata u bë nga komandanti i marinës së Gardës Revolucionare Islamike, Alireza Tangsiri, në një postim në rrjetin social X.

Sipas tij, dy anije u goditën pasi kishin injoruar paralajmërimet për të mos kaluar nëpër ngushticë.

Tangsiri përmendi konkretisht anijet Express Rome dhe Mayuree Naree. Sipas tij, ekuipazhet e tyre kishin besuar në “premtime të kota” dhe kishin tentuar të kalonin përmes Hormuzit pavarësisht paralajmërimeve.

Anija Express Rome, në pronësi izraelite dhe me flamur liberian, u interceptua dhe u qëllua me armë nga forcat iraniane. Ndërsa anija Mayuree Naree, me flamur tajlandez, u sulmua dhe mori flakë. Më pas ekuipazhi u shpëtua nga marina e Omanit./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion