Frika për çmimin e naftës, shefi i sigurisë së Iranit: Hormuzi mund të jetë ngushticë paqeje ose vuajtjeje

Bota

Frika për çmimin e naftës, shefi i sigurisë së

Ali Larijani, zyrtari kryesor i sigurisë së Iranit, ka lëshuar një paralajmërim që duket se u drejtohet SHBA-ve dhe Izraelit, se Ngushtica e Hormuzit mund të jetë një “ngushticë paqeje” ose “vuajtjeje”.

Mesazhi i plotë, të cilin Larijani e publikoi në gjashtë gjuhë të ndryshme, thotë:

“Ngushtica e Hormuzit ose do të jetë një ngushticë paqeje dhe prosperiteti për të gjithë, ose do të jetë një ngushticë humbjeje dhe vuajtjeje për nxitësit e luftës.”

Kjo vjen në një kohë kur çmimet e naftës janë rritur për shkak të frikës se lufta me Iranin mund të shkaktojë ndërprerje në furnizimet nga Lindja e Mesme përmes kësaj ngushtice përmes së cilës transportohet rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion