Francezët marrin lajmin e mirë, hapen restorantet dhe dyqanet, qytetarët marrin frymë lirisht

Bota

Francezët marrin lajmin e mirë, hapen restorantet dhe dyqanet,

Qeveria franceze ka vendosur sot hapjen e restoranteve, dyqaneve dhe hapësirat kulturore. Pas muajsh të mbyllur për shkak të Covid-19, Franca vendosi lehtësimin e masave.

Ndërkohë kujtojmë se Franca është vendi me numrin më të madh të të infektuarve në Evropë: mbi 5.9 milionë banorë. Ndërkohë, sot, sipas vendimit të qeverisë, grupe me deri në gjashtë persona do të lejohen të hanë së bashku në tarracat e restoranteve.
Lidhur për orën policore, qeveria ka vendosur se ora policore do të nisë nga ora 21:00 dhe jo 19:00, siç ka qenë deri më tani. Autoritetet shëndetësore kanë treguar se shifra më e ulët se kulmi i rasteve prej 40,000, i regjistruar muajin e kaluar.

Përsa i përket vaksinimit, fushata ka nisur me ritme të shpejta, Aktualisht, më shumë se 20 milionë kanë marrë dozën e parë të vaksinës anti- Covid-19, ndërsa pothuajse 9 milionë kanë marrë të dyja dozat.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion