Francë, Shkelën rregullat anti-Covid në karnavalet e Marsejës, arrestohen 9 persona

Bota

Francë, Shkelën rregullat anti-Covid në karnavalet e

9 persona janë arrestuar  dhe shumë të tjerë janë gjobitur në Marsejë pas festës së Karnavaleve pavarësisht kufizimeve të Covid-19.

Autoritetet thonë se rreth 6,500 njerëz morën pjesë në karnavalet e organizuara në  qytetin francez të dielën. Pamjet e postuara në mediat sociale treguan turma me njerëz që nuk mbanin maska.

“Sjellja egoiste e disa njerëzve të papërgjegjshëm është e papranueshme. Ata do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre para gjykatës,” tha zëdhënësja e ministrisë së brendshme.

Franca ka regjistruar më shumë se 30,000 raste  të reja për pesë ditë rresht dhe është vendi i  dytë më i prekur në BE ,  pas Italisë.

ME TE LEXUARAT