Franca kërcënon Britaninë: Do bllokojmë hyrjen e mallrave në Calais nëse nuk largoheni nga Jersey

Bota

Franca kërcënon Britaninë: Do bllokojmë hyrjen e mallrave

Përplasja mes Francës dhe Britanisë është përshkallëzuar, pas paralajmërimit të Francës se do të bllokojë hyrjen e mallrave në Mbretërinë e Bashkuar në Calais. Kujtojmë se një ditë më parë, të paktën 70 peshkarexhë francezë protestuan në kryeqytetin e Xhersit, për shkak të situatës së krijuar.

Përplasja nisi pasi disa anije franceze refuzuan licensat e peshkarexhëve anglezë për të peshkuar në ujërat e Jersey-t, sipas rregullave të Brexit.

Franca kërcënon Britaninë: Do bllokojmë hyrjen e mallrave

Për shkak të situatës që u krijua dje, peshkatarët francezë kërcënuan se do bllokojnë Calais, nëse ata do vijojnë të tentojnë  peshkimin në ujërat e Jerseyt.

Lajmin e bëri me dije kryetari i komitetit të peshkimit në Francën Veriore, Oliver Lepretre. Ai tha më tej se Britania po bllokon anijet e tyre me çdo mjet të mundshëm.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion