Franca dhe Kanadaja hapin konsullata në Groenlandë

Bota

Franca dhe Kanadaja hapin konsullata në Groenlandë

Kanadaja ka hapur një zyrë konsullore në Groenlandë , një veprim që vjen ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërcënon të pushtojë ishullin Arktik.

Zyrtarët kanadezë, përfshirë Guvernatoren e Përgjithshme Mary Simon dhe Ministren e Jashtme Anita Anand udhëtuan sot për në Nuuk për të inauguruar konsullatën.

Ndërkohë sot edhe zyrtarët francezë mbërritën në Groenlandë për të përuruar konsullatën e tyre.
Lëvizjet nga të dy vendet janë një shenjë e mbështetjes së vazhdueshme të ofruar nga aleatët e NATO-s për Groenlandën, pas deklaratave të Trump se Shtetet e Bashkuara duhet ta pushtojnë atë për arsye sigurie kombëtare.

Trump që atëherë i ka rishikuar komentet e tij, duke thënë se tani po shqyrton mundësinë e një marrëveshjeje pas bisedimeve me Danimarkën, aleatët evropianë dhe Kanadanë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion