Fotot/ Cilët janë tre miliarderët brenda nëndetëses së zhdukur që po eksploronte Titanikun

Pesë persona ndodhen në anijen Titan, e cila u zhduk të dielën, 700 kilometra larg brigjeve të Newfoundland, gjatë një eksplorimi për të parë rrënojat e Titanikut.

Ekuipazhi humbi kontaktin me anijen në sipërfaqe “Princi Polar”, një orë e 45 minuta pasi filloi zhytjen në oqean.
Në bord janë tre miliarderët, biznesmeni pakistanez Shahzada Dawood dhe djali i tij, Suleman si dhe Hamish Harding, një biznesmen dhe eksplorues britanik 58-vjeçar

Dawood i përket një prej familjeve më të pasura të Pakistanit. Ai është administrues në Institutin SETI.

Eksploruesi francez Paul-Henry Nargeolet 73 vjeç gjithashtu mendohet të jetë në bord, si dhe Stockton Rush , shefi ekzekutiv i OceanGate, kompania që financoi zhytjen.
Roja Bregdetare e SHBA-së ka dërguar dy avionë C-130 Hercules për të kërkuar nëndetësen në sipërfaqen e ujit.
Të hënën në mbrëmje, roja bregdetare e SHBA vlerësoi se nëndetësja kishte midis 70 dhe 96 orë oksigjen urgjent.
Zhytësja u zhduk në oqean afërsisht 1,448 km nga Cape Cod, Massachusetts në një thellësi prej rreth 4 km.


