Foto/ Shkopa bejsbolli, shkelma e grushte, sherr mes bandash në rrugët e Britanisë
Lajmifundit
/
20 July 2021, 21:37
Bota

Përleshje mesa bandash është regjistruar në Luton të Britanisë së Madhe.

Mediat e huaja shkruajnë se pjesë e sherrit janë bërë dhjetëra persona, ku si pasojë 5 janë shtruar në spital dhe gjashtë të tjerë janë arrestuar.

Sipas raportimeve, të dyja grupet kanë përdorur grushte, shkelma dhe sende të forta ndaj njëra-tjetrës.

Disa kanë pësuar lëndime serioze në trup, e të tjerë, kanë arritur t’ia hedhin paq këtë herë.
Nuk dihen arsyet e nisjes së konfliktit dhe identitetet e personave të përfshirë, ndërkohë policia ka nisur një hetim për rastin dhe po bën të gjitha vlerësimet.


