Fluturimet e anuluara nga kriza e karburantit/ Si mund të përfitojnë udhëtarët deri në 600 euro kompensim

Bota

Fluturimet e anuluara nga kriza e karburantit/ Si mund të

Bashkimi Evropian ka sqaruar të drejtat e pasagjerëve ajrorë në kushtet e luhatjeve të çmimeve të karburantit. Sipas udhëzimeve të Komisionit Evropian, anulimet e fluturimeve për shkak të rritjes së kostos së karburantit nuk konsiderohen “rrethana të jashtëzakonshme”, ndaj pasagjerët kanë të drejtë për kompensim financiar.

BE thekson se vetëm rastet e mungesës reale të karburantit mund të përjashtojnë linjat ajrore nga detyrimi për rimbursim. Pasagjerët kanë të drejtë të zgjedhin rimbursim të plotë, fluturim alternativ ose kompensim sipas distancës së udhëtimit.

Po ashtu, është bërë e ditur se aktualisht nuk ka sinjale për mungesa të karburantit në tregun europian dhe se rezervat emergjente mund të përdoren në rast nevoje për të stabilizuar situatën.

ME TE LEXUARAT