Festa e ditëlindjes kthehet në tragjedi, 4 të vrarë dhe disa të plagosur në një sulm me armë

Të paktën katër persona humbën jetën të shtunën pasdite në Stockton të Kalifornisë së Veriut, pasi persona të paidentifikuar qëlluan me armë gjatë një mbledhjeje familjare ku merrnin pjesë 14 persona, mes tyre edhe fëmijë.
Zëdhënësja e Zyrës së Sherifit të qarkut San Joaquin, Heather Brent, njoftoi se mes viktimave ka si të rritur ashtu edhe fëmijë. Sulmi ndodhi brenda një salle eventesh në Stockton dhe, sipas saj, të dhënat paraprake tregojnë se mund të ketë qenë një sulm i qëllimshëm.
Nënkryetari i qytetit, Jason Lee, shkroi në Facebook se ngjarja ka ndodhur gjatë një feste ditëlindjeje për fëmijë. Ai tha se është në komunikim me autoritetet lokale për të mësuar rreth rrethanave të incidentit dhe se do të kërkojë përgjigje mbi atë që ka ndodhur.
???? MASS SHOOTING IN CALIFORNIA
— Megh Updates ????™ (@MeghUpdates) November 30, 2025
A children’s birthday party in Stockton turned TRAGIC — 4 people KILLED and 10 INJURED, including KIDS ???? pic.twitter.com/JKYR4UTT9n
Zyra e sherifit konfirmoi në një postim në X se 14 persona janë qëlluar me armë dhe katër prej tyre kanë ndërruar jetë. Hetimet vijojnë dhe informacionet mbeten të kufizuara, ndërsa po shqyrtohen të gjitha pistat e mundshme.
Policia njoftoi se thirrja për ndihmë u mor pak para orës 18:00, për të shtëna pranë bllokut 1900 në rrugën Lucile, rreth 80 kilometra në lindje të San Franciskos. Sulmi ka ndodhur brenda një salle ceremonish me parkim të përbashkët me disa biznese të tjera.
Autoritetet vazhdojnë punën për të zbuluar motivin e ngjarjes, ndërsa nuk është dhënë ende informacion për të plagosurit apo për autorin/autorët e sulmit. Më herët u raportua se disa prej të lënduarve janë dërguar në spitalet e zonës.


