Ferr në Qipro, 4 të vdekur pas zjarreve në ishull, evakuohen disa fshatra

Bota

Ferr në Qipro, 4 të vdekur pas zjarreve në ishull, evakuohen disa

Qipro ditët e fundit po përballet me zjarret e shumta që kanë dalë jashtë kontrollit për shkak të kushteve atmosferike. Deri më tani katër persona kanë humbur jetën dhjetëra të tjerë janë lënduar ndërsa banorët e disa fshatrave janë evakuar nga vendbanimet e tyre.

Mediat e huaja bëjnë me dije se viktimat janë nga nga fshati   Odos në provincën e Limasolit, të cilët kishin ngelur të bllokuar pas evakuimit të pjesës tjetër të banorëve.

Ndërkohë Qipro ka apeluar për ndihmë ndërkombëtare për të vënë nën kontroll zjarrin që ka përfshirë vendin, të përshkruar nga zyrtarët si më e keqja në historinë e vendit.


Qipro ka përjetuar një valë nxehtësie gjatë një jave, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë C.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë. Sidoqoftë, lidhja e çdo ngjarjeje të vetme me ngrohjen globale është e komplikuar.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion