Tërmetet në Santorini, Çela: Çdo 5 minuta ka lëkundje! Shumica e të larguarve janë shqiptarë

Bota

Tërmetet në Santorini, Çela: Çdo 5 minuta ka

'Lëkundjet sizmike vijojnë, ka lëkundje çdo 5 minuta', kështu është shprehur Kosta Çela, kreu i Shoqatës së Shqiptarëve në Santorini teksa foli për tërmetet që goditën zonën e Santorinit në Greqi.

Në një lidhje skype, për emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv, ai tha se qytetarët janë në panik dhe shumë prej tyre kanë fjetur edhe në makina.

"Po vijojnë lëkundjet sizmike të herë pas hershme, por është diçka normale pas tërmetit. Çdo 5 minuta ka lëkundje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Por mediat e kanë trajtuar në një mënyrë të keqe sepse është fillimi i sezonit turistikë, shumë shqiptarë me fëmijë janë larguar drejt Athinës për siguri, po në këtë moment nuk ka më rrezik të madh. Njerëzit kanë dal jashtë, rrinin në makina nga frika se mos shtëpitë e tyre shembeshin", tha ai.

Sipas tij, shumica e atyre që janë larguar janë shqiptarë që jetojnë në këtë zonë. Ai tha se ka pasur edhe më herët tërmete, por nuk është krijuar ky lloj panik tek njerëzit.

"Po më shumë po largohen nga ishulli janë shqiptarët grekët janë këtu ende. Edhe në 2011 ka pasur tërmete dhe mbaroi me aq, por jo si këtë herë", tha ai.

Çela theksoi se për momentin si pasojë e tërmetit ndërtimet në Santorini janë pezulluar dhe shkollat janë mbyllur. 

"Pas tërmetit ndërtimet në këtë zonë janë pezulluar dhe shkollat janë mbyllur. Deri në një urdhër të dytë sa të qetësohet situata, por njerëzit e tjerë që kanë punë të tjera vijojnë jetën normale", tha ai.

ME TE LEXUARAT