Erdogan i ankohet Merkelit për Greqinë: Na provokojnë...

Bota

Erdogan i ankohet Merkelit për Greqinë: Na provokojnë...
Marrëdhëniet e Turqisë me Bashkimin Evropian dhe Greqinë kanë qenë fokus i një bisede me video mes presidentit Rexhep Tajip Erdogan dhe kancelares gjermane Angela Merkel.

Sipas një deklarate nga Presidenca turke, të dy liderët diskutuan marrëdhëniet Turqi-Gjermani, si dhe çështje rajonale.

Erdogan shpresoi që procesi i përgjithshëm i zgjedhjeve në të cilin hyn Gjermania do të ishte i dobishëm për të gjitha palët dhe shprehu besimin e tij se “marrëdhëniet turko-gjermane do të zhvillohen me maturi dhe strategji në periudhën e re”.

Ai gjithashtu tha se dinamikat që janë zhvilluar kohët e fundit në marrëdhëniet Turqi-Bashkim Europian nuk duhet të humbasin, ndërsa nuk e humbi rastin për të akuzuar përsëri Greqinë, duke thënë se shteti grek vazhdon veprimet provokuese dhe dëbimet kundër ligjit ndërkombëtar, duke rritur presionet në Egje.

“Sidoqoftë, Turqia mban qëndrimin e saj të moderuar për të mbajtur një axhendë pozitive,” shtoi presidenti turk.

Në fund, Erdogan i tha Merkelit se ishte e nevojshme të diskutohej mënyra për të ruajtur mbështetjen për Afganistanin përmes NATO-s, ndërsa theksoi se ai do të vazhdonte të mbështeste Qeverinë Libiane të Unitetit Kombëtar për stabilitetin e vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion