Raporti i ish-ambasadorit britanik në SHBA Mandelson me pedofilin Epstein, si ekipi i Starmer kishte paralajmëruar…

Bota

Raporti i ish-ambasadorit britanik në SHBA Mandelson me pedofilin Epstein,

Kryeministri britanik Keir Starmer ishte paralajmëruar se marrëdhënia e Peter Mandelson me famëkeqin Jeffrey Epstein përbënte një “rrezik të përgjithshëm për reputacionin” përpara emërimit të tij si ambasador i Britanisë në Shtetet e Bashkuara.

Sipas një raporti të përgatitur nga ekipi i Starmer në dhjetor të vitit 2024, zyrtarët kishin përmbledhur informacionet e njohura publikisht mbi lidhjet e politikanit veteran të Partisë Laburiste me Epstein, i cili ishte dënuar për krime seksuale.

Në raport thuhet se marrëdhënia mes tyre vazhdoi edhe pasi Epstein u dënua për herë të parë në vitin 2008. Sipas dokumentit, kontaktet mes tyre vijuan gjatë viteve 2009–2011. Raporti thekson gjithashtu se Mandelson thuhet se kishte qëndruar në shtëpinë e Epstein në qershor të vitit 2009, ndërkohë që ky i fundit ishte në burg.

Starmer u përball me kritika dhe pyetje të forta për vendimin e tij për ta emëruar Mandelson ambasador në SHBA. Megjithëse lidhjet mes tyre ishin të njohura publikisht prej vitesh, dosjet e publikuara nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së sollën prova të reja mbi thellësinë dhe kohëzgjatjen e marrëdhënies së Mandelson me Epstein, e cila kishte vazhduar edhe pas dënimit të financierit në vitin 2008.

Kryeministri e shkarkoi Mandelsonin nga posti në shtator, pas një publikimi të mëhershëm të dokumenteve nga Departamenti amerikan i Drejtësisë. Një tjetër grup dosjesh të publikuara në janar shkaktoi zemërim të ri publik, duke bërë që qeveria laburiste britanike të pranonte të publikonte qartë se çfarë dinte për lidhjet e Mandelson me Epstein në momentin e emërimit të tij.

Dokumentet e verifikimit i referohen gjithashtu një raporti të vitit 2019 të porositur nga JPMorgan, i cili citon të dhëna personale të Epstein që tregojnë se marrëdhënia e tij me Mandelson kishte nisur që në vitin 2002 dhe kishte vazhduar gjatë gjithë viteve 2000. Në raportin e dorëzuar Starmer theksohej qartë se kjo përbënte një “rrezik të përgjithshëm reputacional”.

Dosjet zbulojnë gjithashtu se këshilltari për sigurinë kombëtare i Starmer, Jonathan Poëell, e kishte konsideruar emërimin e Mandelson si “të pazakontë”. Në një bisedë telefonike me avokatin e kryeministrit pas shkarkimit të Mandelson, Poëell kishte shprehur shqetësime për reputacionin e tij si bashkëpunëtor i afërt i kryeministrit dhe kishte thënë se procesi i emërimit i dukej “çuditërisht i nxituar”.

Një tjetër dokument në dosje zbulon se avokatët e Mandelson kishin kërkuar që atij t’i paguhej pjesa e mbetur e kontratës katërvjeçare si ambasador, e cila arrinte në 547,201 paund (rreth 730 mijë dollarë). Në fund, ai mori vetëm 75,000 paund, rreth 100 mijë dollarë.

Muajin e kaluar, policia britanike arrestoi Mandelson nën dyshimin për shpërdorim detyre. Ai u lirua pas marrjes në pyetje, por mbetet ende nën hetim. Mandelson ka mohuar çdo shkelje penale dhe më herët ka deklaruar se ndihet “thellësisht i tronditur” për miqësinë e tij me Epstein dhe për vuajtjet e viktimave të tij./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion