EMRAT/ Shpërndanin kartëmonedha euro të falsifikuara, dy të arrestuar në Vlorë

Bota

EMRAT/ Shpërndanin kartëmonedha euro të falsifikuara, dy të

Goditet një rast i shpërndarjes së kartëmonedhave të falsifikuara. Arrestohen shtetasit Jurgen Tërpo dhe Bledar Sulko, pasi siguronin euro të falsifikuara në qytetin e Vlorës.

Po ashtu procedohet dhe shtetasi Trifon Kiço, i cili fuste në treg kartëmonedhat false duke kryer blerje në biznese të ndryshme të qytetit.

Gjatë operacionit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shumë prej 2550 eurosh të dyshuara të falsifikuara, në prerje 50 dhe 100 euro.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion