Emërohet ambasadori i ri i Turqisë në SHBA

Bota

Emërohet ambasadori i ri i Turqisë në SHBA

Përfaqësuesi aktual i përhershëm i Turqisë në Kombet e Bashkuara, Sedat Onal, merr detyrën si ambasador i vendit të tij në Uashington.

Zëvendësministri aktual i Jashtëm i Turqisë, Ahmet Yildiz, është emëruar në postin e tij si kreu i Misionit të Përhershëm të Turqisë në OKB, sipas burimeve diplomatike nga Ministria e Jashtme turke.

Ambasadori i ri 61-vjeçar i Turqisë në SHBA ka shërbyer si diplomat në Ministrinë e Punëve të Jashtme turke që nga viti 1989 dhe ka punuar në shumë vende duke përfshirë Kuvajtin, Gjermaninë, SHBA-në, Iranin, Austrinë dhe Jordaninë.

Ai kishte marrë detyrën e përfaqësuesit të përhershëm të Turqisë në Kombet e Bashkuara vitin e kaluar në shkurt.

ME TE LEXUARAT