Emergjencë nga zjarret në Toskanë, rreth 3 mijë banorë largohen nga shtëpitë

Bota

Emergjencë nga zjarret në Toskanë, rreth 3 mijë banorë

Zjarrfikësit italianë po luftojnë prej ditësh me një zjarr të madh pyjor në Toskanë, i cili është përhapur me shpejtësi për shkak të erërave të forta, duke detyruar evakuimin e rreth 3,000 banorëve.

Vatra e zjarrit, aktive që prej ditës së martë, ka përfshirë mbi 800 hektarë në malin Faeta, zonë që shtrihet midis provincave të Lucca dhe Pisa. Lajmi u bë i ditur nga autoritetet vendore, përfshirë edhe drejtuesit e bashkisë së San Giuliano Terme.

Gjatë natës, erërat e forta kanë favorizuar përhapjen e flakëve, duke përkeqësuar situatën dhe duke detyruar autoritetet të ndërmarrin evakuime emergjente. Presidenti rajonal i Toskanës, Eugenio Giani, bëri të ditur se operacionet për shuarjen e zjarrit vijojnë me intensitet të lartë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion