Ekuadori në ofensivë kundër bandave të drogës, 75 mijë policë dhe ushtarë dislokohen në provincat më të dhunshme

Bota

Ekuadori në ofensivë kundër bandave të drogës, 75

Qeveria e Ecuador ka dislokuar më shumë se 75,000 policë dhe ushtarë në katër provincat më të prekura nga dhuna, si pjesë e një faze të re në luftën kundër bandave kriminale të lidhura me trafikun e drogës

Ministri i Brendshëm John Reimberg njoftoi gjithashtu vendosjen e një shtetrrethimi gjatë natës në provincat El Oro, Guayas, Los Ríos dhe Santo Domingo de los Tsáchilas, duke u bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi për arsye sigurie.

Presidenti Daniel Noboa, i cili mori detyrën në nëntor 2023, ka ndërmarrë një sërë masash të ashpra për të frenuar dhunën e lidhur me trafikun e drogës. Megjithatë, vendi regjistroi një nivel rekord vrasjesh gjatë vitit 2025.

Pozicioni gjeografik i Ekuadorit, mes Colombia dhe Peru, dy nga prodhuesit më të mëdhenj të kokainës në botë, e ka kthyer vendin në një pikë kyçe tranziti për trafikun e drogës. Vlerësohet se rreth 70% e kokainës së prodhuar në këto dy vende kalon përmes Ekuadorit.

Qeveria e Noboas ka bashkëpunuar gjithashtu me administratën e presidentit amerikan Donald Trump për të frenuar trafikun e kokainës drejt Shteteve të Bashkuara./Tema

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion