E tmerruar nga ngjarja, momenti kur gruaja e gazetarit të ekzekutuar shkon në vendin e vrasjes

Bota

E tmerruar nga ngjarja, momenti kur gruaja e gazetarit të ekzekutuar shkon

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në Athinë, në Greqi, pasi një gazetar i kronikës së zezë është ekzekutuar nga dy persona ende të paidentifikuar.

Gazetari, George Karaivaz, u ekzekutua para shtëpisë së tij sapo ishte kthyer nga një emision ku kishte qenë i ftuar.

Menjëherë sapo zbriti nga makina, për të hyrë më pas në shtëpinë e tij, ai është ekzekutuar nga dy persona, të cilët janë afruar me një skuter dhe nuk kanë qenë të maskuar, për të mos rënë në sy.

Dyshohet se arma e përdorur prej tyre është pistoletë me silenciator, pasi fqinjët dhe familjarët e tij kanë deklaruar se nuk kanë dëgjuar krisma.

E tmerruar nga ngjarja e rëndë, gruaja e George doli nga shtëpia në rrugë, menjëherë pasi mjeku ligjor kishte përfunduar hulumtimin në terren dhe makina e funeralit mbërriti për të marrë kufomën e burrit të saj.

Teksa qante me ngashërim dhe e shoqëruar nga dy persona që e mbanin, gruaja shkoi në vendin ku George Karaivaz la frymën e fundit.

Çifti kishte një fëmijë dhe njerëzit e afërt kanë nxituar për t’i mbështetur ata në orët më të vështira të jetës së tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion