E tmerrshme! Fitoi kujdestarinë nga ish-gruaja, babai shet djalin për 25 mijë dollarë

Bota

E tmerrshme! Fitoi kujdestarinë nga ish-gruaja, babai shet djalin për

Një burrë nga Kina është arrestuar pasi dyshohet se ka shitur djalin e tij duke i përdorur paratë për të shijuar udhëtimet me të dashurën. I akuzuari me mbiemrin Xie fitoi kujdestarinë e djalit të tij pasi u divorcua nga gruaja, së cilës iu dha kujdestaria e vajzës së tyre.

Policia ka bërë me dije se djali është shitur tek një çift pa fëmijë në Changsu të Provincës Jiangsu për 25 mijë dollarë. Dyshimet lindën pasi xhaxhai i vogëlushit kishte kuptuar se vëllai i tij nuk e kishte dërguar në shtëpinë e nënës së tij, siç i kishte thënë.

Kur vëllai i tij nuk pranoi të përgjigjej, ai raportoi ngjarjen në polici. Sipas mediave kineze, personi i dyshuar dha dy nga vajzat e tij nga një martesë e mëparshme, sepse ai ishte në gjendje të rëndë financiare.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion