E rrallë/ Kapet peshku me sy smeraldi në Turqi (FOTO)

Bota

E rrallë/ Kapet peshku me sy smeraldi në Turqi (FOTO)

Një peshkatar në Antalia, të Turqisë, zbuloi diçka unike në rrjetën e tij të peshkimit. Ai kapi një peshk me sy smeraldi.

Savas Darsun u mahnit kur pa se kishte kapur nga thellësia e detit një peshk që ngjason me një që qëndron në thellësi të detit.

Darsun, i cili prej 28 vitesh peshkon në detin e Antalias, i kanë lënë përshtypje sytë blu të peshkut, si smerald dhe mënyra sesi ato pasqyronin dritën. Ai ka bërë disa foto me të dhe më pas e ka lënë të lirë.

Sipas asaj që raportoi një profesor nga Departamenti i Kulturave Bujqësore të Universitetit Akdeniz, kjo specie e veçantë peshku u zbulua në bregun lindor të Zelandës së Re në vitin 2021, ai jeton në ujëra të thella dhe tërheq prenë e tij falë aftësisë për të shpërndarë dritën.

“Nuk ka asnjë rrezik për njeriun, sepse ai jeton në një thellësi të madhe. Nuk hyn në ujë të cekët. Zakonisht e kalon jetën në fund dhe ushqehet me krijesat atje”, tha profesori, para se të shtonte se “tërheq peshq të tjerë sepse pasqyron dritë. Ky peshk gjendet në të gjitha detet.

E rrallë/ Kapet peshku me sy smeraldi në Turqi (FOTO)

E rrallë/ Kapet peshku me sy smeraldi në Turqi (FOTO)

Një peshk që mund të arrijë një gjatësi prej rreth 2.5-3 metra. Është një nga peshqit që japin pak pasardhës.”

 

ME TE LEXUARAT