E rëndë, trageti me 120 persona në bord përfshihet nga flakët

Bota

E rëndë, trageti me 120 persona në bord përfshihet nga

Në Filipine, një traget me 120 pasagjerë dhe ekuipazh në bord, mori flakë në det mëngjesin e kësaj të diele.

Ndërkohë, një anije e rojës bregdetare u përpoq për të shpëtuar ata që ishin në bord dhe po ashtu që të shuante flakët, ndërsa nuk flitet për persona të lënduar.

M/V Esperanza Star mori flakë në agim ndërsa udhëtonte nga provinca Siquijor në provincën Bohol në Filipinet qendrore, tha roja bregdetare.

Fotot dhe videot e publikuara nga Roja Bregdetare tregojnë flakë dhe tym të zi që buron nga dy kuvertë në njërën skaj të tragetit.

ME TE LEXUARAT