E rëndë/ Sherr mes shoferëve në Itali, drejtuesit e mjeteve përleshen me sende të forta

Bota

E rëndë/ Sherr mes shoferëve në Itali, drejtuesit e mjeteve

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rosolini të Siçilisë në Itali.

Sipas mediave të huaja, disa shoferë janë konfliktuar me njëri-tjetrin deri në përplasje fizike.

Ata kanë përdorur edhe mjete gjatë përleshjes, si sharra elektrike dhe zinxira.

Ngjarja ka ndodhur pasi një shofer kamioni, për pak u përplas me një makinë në një rrethrrotullim. Në makinë ndodheshin tre persona, të cilët menjëherë kanë zbritur nga makina për të goditur shoferin e kamionit dhe pasagjerin e tij.

Të dy drejtuesit e mjeteve u përfshinë në një sherr. Njëri prej të pranishmëve mori një sharrë elektrike nga ngarkesa e kamionit dhe godet shoferin.

Siç raportojnë mediet e huaja, policia ka marrë dhëshimë e dëshmitarëve dhe po përpiqet të identifikojë autorët.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion