E rëndë, rrëzohet helikopteri, dy persona humbin jetën
Lajmifundit
/
17 July 2021, 18:00
Bota

Një helikopter është rrëzuar në rajonin Nikolayevsk të Ukrainës ku ndërruan jetë 2 pjesëtarët e ekuipazhit.
Shërbimi i Situatave Emergjente të Ukrainës njoftoi se helikopteri “MI-2” u rrëzua afër qytetit të Zayve.
Pas rrëzimit, helikopteri u përfshi nga flaka, duke lënë të vdekur pilotin dhe asistentin e tij.
Shkaqet e aksidentit në të cilin humbën jetën ata ende nuk dihen, ndërsa po zhvillohen hetimet lidhur me aksidentin.


