E rëndë në Kinë! Shënohet viktima e parë nga virusi Herpes B, u infektua nga majmuni

Në Kinë është shënuar viktima e parë nga virusi Herpes B, pas kontaktit me një majmun. Mësohet se viktima është një veteriner 53-vjeçar, ndërsa mësohet se ky është rasti i parë i dokumentuar njerëzor i këtij virusi në Kinë. Sipas autoriteteve kineze, burri ka punuar në një institut kërkimor të specializuar në mbarështimin e primatëve dhe dyshohet se ka pasur kontakt me dy majmunë të ngordhur në mars.
Kohët e fundit, veterineri vuante nga të vjellat dhe ethet para se të vdiste më 27 maj. Testimi i gjakut dhe pështymës së viktimës, zbuloi praninë e virusit Herpes B. Dy nga kontaktet e tij të ngushta, një mjek dhe një infermiere, dolën negativë për virusin. Në fakt është një virus që përhapet nga majmumët, por është një gjë jashtëzakonisht e rrallë që të transmetohet te njerëzit.


