E rëndë në Itali! 15-vjeçari humb jetën në Liqenin e Komos

Bota

E rëndë në Itali! 15-vjeçari humb jetën në

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Itali, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti në Liqenin e Komos.

Sipas raportimeve, adoleshenti ishte hedhur nga një mol në zonën e Mandello del Lario, por nuk doli më në sipërfaqe, duke alarmuar miqtë që ndodheshin me të.

Ata njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje mbërritën rojet bregdetare, zjarrfikësit dhe një helikopter, ndërsa zhytësit arritën të nxjerrin trupin e pajetë nga fundi i liqenit.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihet nëse i riu ka pësuar ndonjë problem shëndetësor në ujë.

Sipas kryebashkiakut të zonës, Riccardo Fasoli, dyshohet se 15-vjeçari ishte futur në një zonë ku hyrja ishte e ndaluar. Ai bëri thirrje për më shumë ndërgjegjësim mbi rreziqet në vende të tilla.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion