E rëndë/ E mitura shqiptare denoncon babain: Më përdhunon prej 5 vitesh

Bota

E rëndë/ E mitura shqiptare denoncon babain: Më përdhunon

Rasti i përdhunimit të një të miture nga babai i saj ka shkaktuar tronditje në Greqi. Ngjarja e rëndë, ka ndodhur në Asoss dhe familja shqiptare ishte e përbërë nga katër persona, dy prindërit dhe fëmijët.

Mediat fqinje shkruajnë se e mitura 17-vjeçare, e shoqëruar nga nëna e saj shkoi në komisariatin e policisë në Vrachati dhe denoncoi se babai e kishte abuzuar seksualisht me të që kur ajo ishte 12 vjeç.

Shqiptarja i tregoi policisë se çfarë kishte ndodhur në vitet e fundit dhe ata menjëherë shkuan në shtëpinë e familjes ku ndaluan 45-vjeçarin, babain e të miturës.

Ndërkohë që e mitura do të transferohet për një vizitë mjekësore në një spital në Athinë për t’u ekzaminuar, ndërsa djali më i vogël i familjes është marrë nga shërbimet sociale.

Raportohet se kohët e fundit 45-vjeçari ka qenë i papunë, ndërsa në familje ishte nëna e vetmja që punonte. Tanimë 45-vjeçari është arrestuar dhe po mbahet në Stacionin e Policisë Vrachati.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion