E rëndë/ Djali vret nënën duke e goditur me thikë në fyt, dëshmia e tij: Nuk më njohu

Bota

E rëndë/ Djali vret nënën duke e goditur me thikë

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur mbrëmjen e djeshme në Greqi. Një 48-vjeçar me probleme të shëndetit mendor vrau nënën e tij të moshuar dhe më pas telefonoi vetë Policinë. Sot, mediat greke zbardhën ngjarjetn e rëndë që kishte ndodhur, ku 48 vjeçari ishte shprehur se e kishte vrarë të ëmën se nuk e kishte njohur.

Ai më pas përshkroi se si papritmas kapi thikën dhe e goditi të ëmën në fyt duke i shkaktuar kështu dhe vdekjen.

“Ajo ishte e shtrirë në shtrat, vuante nga dementia dhe nuk më njohu,”-tha 48-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje, pak pas orës 6 pasdite, në Keratea të Greqisë, ku banonte nëna bashkë me të birin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion