E konfirmon Shtëpia e Bardhë! Kur do të mbahet takimi i pare ballë për ballë mes Bidenit dhe Putinit
Lajmifundit
/
25 Maj 2021, 16:21
Bota

Takimi i parë ballë për ballë midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe homologut të tij rus Vladimir Putin do të zhvillohet muajin tjetër në Zvicër.
Lajmi konfirmohet nga Shtëpia e Bardhë, që bën me dije se takimi do të mbahet në 16 qershor në Gjenevë.
“Presidenti Biden do të takohet me Presidentin Putin në Gjenevë, Zvicër, në 16 qershor 2021. Udhëheqësit do të diskutojnë gamën e plotë të çështjeve të ngutshme, ndërsa ne kërkojmë të rikthejmë parashikueshmërinë dhe stabilitetin në marrëdhëniet SHBA-Rusi”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.


