E dënuara për vrasje ngelet shtatzënë në burg, për të marrë arrest shtëpie

Bota

E dënuara për vrasje ngelet shtatzënë në burg, për

E dënuara për vrasje Daisy Link ka kërkuar kësaj jave të lirohet në arrest shtëpie prej shtatzanisë së saj të papritur, edhe pse nuk ka pasur kontakte me asnjë burrë. Zyrtarët thanë se ajo i kishte rrëfyer nënës se shtatzënia ishte shkaktuar pasi ajo kishte siguruar dorezën e një të burgosuri, me të cilën ai ishte masturbuar.

Gruaja ishte burgosur për vrasjen gjakftohtë të bashkëshortit të saj në 2022 ndërsa ka arritur të siguronte dorezën e të burgosurit me lëngun trupor, nga sistemi i ventilimit te qelive, sipas raprotimeve.

E dënuara tashmë thotë se duhet të vendoset në arrest shtëpie prej gjendjes së saj shëndetësore, për çka gjykatësi do të vendosë pas dëgjimit të argumenteve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Link kishte qëlluar bashkëshortin e saj në shtëpinë e tyre në 2022 por pa dashur ta vriste, sipas dëshmisë, por megjithëse ai ishte goditur në kofshë plumbi i preu një arterie kryesore dhe humbi jetën pak më vonë.

E dënuara për vrasje ngelet shtatzënë në burg, për

Tashëm zyrtarët po hetojnë mënyrën sesi gruaja ka arritur të mbetet shtatzënë pa pasur kontakte me meshkuj në burg.

Në një intervistë me rrjetin NBC Miami, nëna e të burgosurës Josie Ramos, tha se nuk besonte se ajo kishte mbetur shtatzënë prej dorezës së burrit të burgosur.

Link rezulton se është tre muaj shtatzënë dhe ka raportuar se kjo nuk është pasojë e një sulmi seksual.

Por ajo kishte pranuar me nënën e saj më herët se një 23-vjeçar i paidentifikuar me një seri akuzash për krime, kishte kaluar spermën e tij në dorezë, ndërsa shtonte se nuk e njihte të burgosurin.

Zyrtarët e burgut refuzonin akuzat e keqtrajtimit apo abuzimit me të burgosurit.

“Kujdesi, siguria dhe rehabilitimi të dënuarve janë prioriteti ynë. Nuk ka prova për sulm seksual ndaj asnjë të burgosuri dhe rrethanat e kësaj shtatzënie janë aktualisht në hetim prej nesh”, thanë ata në një deklaratë.

Avokati i Link tha se arresti shtëpiak duhet të jepet për hir të fëmijës duke argumentuar se nuk mund të marrë kujdesin e duhur në burg.

Prokurorët aktualisht thonë se Link është tepër e rrezikshme për t’u liruar dhe se shtatzënia është “për fajin e saj”. Hetimet vijojne.

ME TE LEXUARAT